#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Rudi Hizmo: “Ja puna që nuk do të bëja kurrë”

Rudi Hizmo ishte i ftuar në #thuajemepepsi.

Moderatori dhe folësi në radio na ka argëtuar me batutat e tij e gjithashtu na ka folur edhe për planet e së ardhmes.

Ai u shpreh i hapur për të provuar eksperienca të reja profesionale por megjithatë na ka rrëfyer se ka një punë që do të donte ta bënte kurrë.

“Nuk do të jepja kurrë lajmet sepse mendoj se ata që japin lajmet nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Kjo punë të kufizon, dikush del, lexon lajmet dhe kaq, nuk shpreh asgjë tjetër” ,-tha ai duke theksuar se nuk po përpiqet të jetë ofendues.