#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, të rinjtë shqiptarë ndajnë eksperiancat shkollore mbi lëndët dhe situatat qesharake…

Episodi 23 i #thuajemepepsi ju kushtua të gjtihë të rinjve shqiptarë të cilët po përgatiten për fillim e një sezoni të ri shkollor.

Shumë të rinj i janë bashkuar emisionit të sotëm për të treguar se cilat janë ato lëndë që urrehen/pëlqehen por edhe për të ndarë situata të ndryshme qesharake me mësuesit e tyre.

Shumica e komentuesve dhe atyre që kemi intervistuar janë shprehur se lëndët më të vështira që të gjithë i urrejnë janë; matematika, fizika dhe kimia. Këto shkenca ekzakte u cilësuan si më të vështirat për t’u kuptuar dhe si lëndët që u’a bëjnë jetën ferr studentëve pasi në to rezultojnë nota të ulta.

Lëndët më të bukura dhe më të preferua janë sigurisht ato shoqërore ku studentët apo nxënësit e kanë më të thjeshtë të përqëndrohen dhe aktivizohen. E para më e pëlqyera sipas të rinjëve shqiptarë është literatura.

Shumë studentë kanë kujtuar edhe momentet më qesharake gjatë periudhës së gjimnazit ku nuk kanë munguar zënkat me mësuesit e tyre, lëniet e orëve apo përtesën për të bërë fiskulturë orën e parë të mësimit.