Aktualitet Bota Politikë

‘Thumba’ dhe batuta për BE-në/ Kryeministri Rama mban fjalën në forumin diplomatik të Antalias

I pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, kryeministri Edi Rama e ‘shfrytëzoi’ fjalë e tij edhe për të ‘thumbuar’ Bashkimin Europian për mosmbajtjen e premtimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa përmendi pushtimin rus të Ukrainës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky duhet të jetë një mesazh i qartë për ‘njerëzit e mëdhenj të BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato”.

“Nëse kjo luftë nuk është e mjaftueshme,  se di se çfarë do të jetë  tjetër  për të dërguar mesazh njerëzve të mëdhenj në BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato. Mungesa e lidreshipit dhe guximi, mund të sjellin rezultate me çmim shumë të lartë, uroj që ky të mos jetë rasti. Është kohë kur edhe gjërat më të dukshme, janë bërë të vështira për t’u kuptuar. Lërë pastaj kur jemi duke parë edhe këto pasojat e luftës. Nuk është dokumentar i Netflix është një luftë e vërtet. Ka me qindra gra, fëmijë që po mundohen të largohen nga Ukraina, për të gjetur një vend të sigurta. Ka edhe djem e burra, që po luftojnë dhe duhet të qëndrojnë në luftë, ne vendosëm të jemi pjesë e saj, NATO e vendosi këtë, vende të tjera vendosën të jenë pjesë e kësaj lufte, përmes sanksioneve”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europian, megjithëse BE nuk po mban premtimin.

Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.

“Duhet të vazhdojmë reformat dhe të vazhdojmë që të bëjmë vendin tonë evropian, me të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Jo sepse po na e kërkojnë, por sepse kjo është ajo që meritojnë fëmijët tanë.  Ky proces nuk është në dorën tonë. Kemi pritur për  dasmën me BE disa herë, tani s’do presim më, por po po punojmë edhe kur ata të jenë gati te martohemi pa hezitim, s’ka më përgatitje për ahengje. Harta e Evropës  nuk ishte imagjinuar më parë më këtë agresion ushtarak, në një formë do i japi sense nevojës për të forcuar paqen çdo ditë, dhe gjeopolitika do të kuptoj se Ballkani perëndimor është më i rëndësishëm të jetë pjesë e tyre se sa jashtë, pasi është një zonë ku aktorët e tretë kërkojnë hapësirë, Shqipëria është vendi më pro europian në ditët e sotme, madje më shumë se sa ndonjë vend tjetër. Ne do te fokusohemi më shumë të rajoni dhe do të mbajmë atë se çfarë kemi arrit deri tani dhe të bëjmë progres më shumë drejt paqes, dhe punës mes 6 vendeve të  përbashkëta”, tha kryeministri. 

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”. Ky Forum do t’i zhvillojë punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.