Lifestyle Love & Sex

Ti në celular ai në celular dhe kështu dashuria ‘venitet’, nuk e themi ne por studimi…

Kjo verë padyshim që ka qenë vera e ndarjeve më të bujshme të showbiz-it. Arsyet se përse një marrëdhenie merr fund janë të shumta por siç dëshmohet nga hulumtimet përkatëse, edhe celularët luajnë një rol. Disa studime të kryera në Amerikën e Veriut tregojnë se shpërqendrimi i shkaktuar nga telefonat celularë mund të shkaktojë probleme emocionale dhe veçanërisht probleme mes çifteve.

Instituti për Studime Familjare publikoi një studim mbi këtë temë, i cili tregoi se 40% e njerëzve, partnerët e të cilëve përdorin celularët e tyre pa ndërprerje, janë të pakënaqur në marrëdhënien e tyre. Në mënyrë të ngjashme, 26% jetojnë me frikën se martesa e tyre do të përfundojë me divorc.

Pra, gjëja më e mirë që duhet të bëni nëse dëshironi një lidhje të shëndetshme është të mos e përdorni mundësisht fare celularin tuaj teksa jeni me partnerin. Ndërkaq, ndonjëherë mund të mendoni se marrëdhënies tuaj i ka ardhur fundi, edhe pse ky vendim është mjaft i vështirë. Kështu lind dhe ‘pauza’ në lidhje. Pauza e tillë zakonisht nënkupton se çifti ka marrë vendimin që të ndryshojë statusin e lidhjes në mënyrë që të krijojë hapësirë për ta rivlerësuar atë.