Sport

Tifozët në delir, birra do të lejohet në Botërorin “Katar 2022”!

Organizatorët e Kupës së Botës në Katar vendosën të lejojnë shërbimin e birrës me alkool për tifozët e futbollit në stadiumet dhe zonat e tifozëve.

FIFA ka sqaruar se tifozëve do t’iu lejohet blerja e birrës me alkool brenda tetë stadiumeve para dhe pas ndeshjeve, dhe vetëm në hapësirat e festivalit zyrtar “Fan Festival”.

Tifozëve u është premtuar qasje në blerjen e shampanjës, birrës dhe rakisë, kurse klientëve në Katar do t’iu ofrohet edhe zbritje nga ofertat e kompanive.

Alkooli është më i përdorur në Katar se sa në disa shtete të Lindjes së Mesme, megjithëse shërbehet vetëm në restorantet dhe baret e hoteleve që kanë licenca, pasi është e paligjshme ta konsumosh diku tjetër.