Art & Kulturë

“Tirana Harmoni Fest” sjell premierën e dokumentarit “Rrugëtimi” në Kinema Millennium!

Tirana Harmoni Fest, festivali 3 ditor kulturor në nder të Ditës Ndërkombëtare të Romve sjell për kryeqytetin premierën e dokuemntarit “Rrugëtimi” nga regjisori Elton Baxhaku. Dokumentari flet për një problematikë që përësëritet jo rrallë herë në vendin tonë; zhvendosja e disa prej anëtarëve të komunitetit rom nga vendbanimet e tyre.

Bëhet fjalë për problematikën që filloi në vitin 2016 dhe, sa kohë mori ky Rrugëtim.

Dokumentari shfaqet  më 8 prill ora 18:30 në Kinema Millennium, ku ka dhe koktej dhe bashkëbisedim – hyrja është e lirë për këdo.

Tirana HarmoniFest është festivali i parë qe kremton kulturën dhe vështirësitë e romëve në Shqipëri. Ai ofron një larmishmëri të madhe aktivitetesh, përfshi disa dokumentarë, piktura, skulptura, fotografi eksluzive, panair, dhe natyrisht një festë  të paharruesme.

Programin e festivalit  mund ta gjeni në WEB ose në Instagramin e tyre.