Politikë

Tirana i vetmi qark që nuk ka mbyllur numërimin e votave të kandidatëve

Tirana mbetet i vetmi qark ku ende nuk ka përfunduar numërimi për votat e kandidatëve. Në KZAZ numër 38 në kryeqytet që mbulon njësinë 8 u ndërpre pak para mesnate procesi. Numëruesit dhe komisionerët e PD akuzuan ata të PS, se me pretekstin e lodhjes po tentojnë të zvarrisin procesin për të bërë kalkulime për kandidatët e tyre. Më herët, Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së.

Ka më shumë se tre orë që në KZAZ numër 38 është ndërprerë procesi i numërimit. Kjo situatë ka vazhduar gjatë gjithë ditës, ka qenë një ecuri me ritme shumë të ngadalta. Sot janë numëruar vetëm 10 kuti dhe pse njerëzit kanë qenë më shplodhur. Me pretekstin se janë lidhur numëruesit e tyre, a thua se tanët nuk janë në të njëjtën pozitë, me këtë pretekst ata kanë zvarritur gjatë gjithë ditës procesin. Dhe tani na kanë prozuar ta mbyllim se janë shumë të lodhur. Janë justifikime sepse mesa duket ata duan të bëjnë kalkulime mbi rezultatet e njërit prej kandidatëve apo disa prej kandidatëve të tyre, ka filluar një situatë e keqe brenda vetes. Pengesë janë numëruesit e PS. I jemi drejtuar KQZ, kanë ardhur, se di nëse do vijojë procesi apo jo. Është një situata absurde.

Ndërkaq në Durrës ku procesi i numërimit preferencial për kandidatët u mbyll rreth mesnatës, Kryeministri Edi Rama, i renditur i 8 në listë ka rezulton më i votuari në këtë qark me 15 mijë e 871 vota i ndjekur nga Lefter Koka me 9609 vota.

Nga Lista e Partisë Demokratike, dy kandidatët më të votuar Igli Cara me 6 mijë e 952 vota, e pasuar nga Manjola Luku me 6108.