Aktualitet

Tiranë dhe Fier, AKU-ja ndëshkon dy subjekte!

Në kuadër të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton se ka intensifikuar kontrollet, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve. Gjatë tyre, nga drejtoritë rajonale Tiranë e Fier u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore në dy subjekte me aktivitet “supermarket” dhe “magazinë ushqimore”. Në kryeqytet u vu një gjobë në vlerë 50 mijë lekë pasi subjektit iu kapën produkte pa etiketa në gjuhën shqipe. Në Fier, shpërndaheshin produkte ushqimore të pasigurta për konsum, si dhe me një sistem gjurmueshmërie të pjesshëm.

Njoftimi zyrtar: 

Konkretisht gjatë ushtrimit të kontrollit në një subjektet me aktivitet “supermarket”, Tiranë, është konstatuar mungesë e etiketimit në gjuhën shqipe të disa produkteve ushqimore. Për këtë arsye trupa inspektuese ka gjobitur subjektin në vlerën e 50,000 lekëve, si dhe ka bllokuar një sasi produktesh ushqimore deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Në Fier gjatë ushtrimit të kontrollit në një “magazinë ushqimore”, ka rezultuar se subjekti shpërndante produkte ushqimore të pasigurta për konsum, si dhe një sistem gjurmueshmërie i pjesshëm.

Për këto shkelje ndaj subjektit u vendos masa administrative në vlerën e 400’000 lekëve, si dhe u bllokua sasia prej 38 kg produkte ushqimore me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU garanton konsumatorët për angazhimin e shtuar, me qëllim  mbarëvajtjen e festave të fundvitit.