Sport

“Tokio 2020”, Luiza Gega kualifikohet për finalen e 3000 m me pengesa!

Atletja shqiptare Luiza Gega kualifikohet në finalet e 3 mijë metrave me pengesa në Lojërat Olimpike të Tokios.

Komiteti Olimpik Shqiptar dha lajmin e këtij suksesi:

Gega ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit. Ky është një rezultat fantastik për Shqipërinë.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj postoi një foto me atleten Gega duke e uruar për arritjen.

Super goca jonë Luiza Gega këtë mëngjes – për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpikeve me vajzat më të shpejta të botës! Të mërkurën finalja e madhe! Forca!