Showbiz

Top Awards: Ndryshojnë numrat, ja kush janë artistët me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim

Pavarësisht se prodhimet muzikore këtë vit nuk kanë qënë të shumta, sërish artistët nuk ndaluan së punuari për të mbajtur sa më parë publiku e tyre.

Edhe pse e patën të pamundur të promovonin prurjet e reja nëpër koncerte, këngët e tyre sërish u dëgjuan pafund por edhe u votuan në klasifikim zyrtar të Top Awards.

Kush janë artistët me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim?

Ledri Vula dhe Capital T janë dy artistët që kryesojnë listën e artistëve me shumë këngë njëkohësisht në klasifikim pasi secili prej tyre gjendet me 7 këngë në listë. Duhet theksuar se të dy artistët publikuan albumet e tyre gjatë këtij viti, edhe pse nuk ishte viti ideal për të bërë promovimin e tyre.

Këngët me të cilat Ledri Vula gjendet në klasifikim janë: “DMP”, “Aman”, “Prej Inati”, “Alien”, “Gjiganta”, “100” dhe “Kanye”, të cilat prozicionohen përkatësisht në vendin e 24-t, 28-të, 54-t, 71-të, 77-të, 78-të dhe 84-të.

Ndërsa këngët e Capital T që gjendet në listë janë: “Braziliane”, “DMP”, “Akull”, “600PS”, “Flawless”, “C’est La Vie” dhe “Hala” të pozicionuara përkatësisht në vendin e 22-të, 34-t, 35-të, 45-të, 46-të, 48-të dhe 50-të.

Yll Limani dhe Dafina Zeqiri janë dy artistë të tjerë të cilët janë pjesë e listës së artistëve me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim. Si Yll Limani ashtu edhe Dafina Zeqiri gjenden në listë me nga 6 këngë secili.

Yll Limani, i cili sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikore, duke kryesuar listën, gjendet në “The Top List” me këto këngë: “Buzet e kuqe”, “I kam kall”, “Pate”, “Engjej”, “Pse je me to” dhe “Ski me m’pa” të cilat renditen përkatëisht në vendin e parë, 18-të, 20-të, 29-të, 41-të dhe 42-të.

Dafina Zeqiri, e cila ka qënë shumë aktive këtë vit, gjendet në listë me “Aman”, “Milion $” “Nje here ne jete”, “Vuj Vuj Vuj”, “Ring Ring”, “Merri Krejt”, dhe , të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e 28-të, 32-të, 44-t, 55-të, 66-të dhe 74-t.

Grupit me më shumë këngë në klasifikim i përket edhe Butrint Imeri, i cili gjendet në “The Top List” me 5 projekte muzikore njëkohësisht. Butrinti, i cili momentalisht po shijon suksesin e bashkëpunimit më të ri me Nora Istrefin, gjendet në klasifikim me këto këngë: “Dy Zemra”, “Për një dashuri”, “Sa gjynah”, “Si përpara” dhe “Prita”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 8-të, 13-të, 14-të, 15-të dhe 16-të.