Showbiz

“Tough Love” një tjetër projekt muzikor nga dj i ndjerë Avicii

Edhe pak kohë na ndan nga publikimi i albumit të ri të quajtur “TIM” me projektet muzikore të pa dëgjuara më parë nga dj dhe producenti i njohur Avicii.

Kujtojmë se artisti i ndjerë u nda nga jeta më 20 prill të vitit të kaluar teksa ishte me pushime në vendlindjen e tij Oscat, Oman.

Familja e tij të cilët kanë marrë përsipër realizimin e projekteve të papërfunduara të Avicii, kanë rrëfyer se albumi që mbart emrin e tij do të lançohet më 6 qershor.

Vetëm pak ditë më parë ata kanë publikuar një tjetër këngë të këtij albumi që quhet “Tough Love” në bashkëpunim me Agnes, Vargas dhe Lagola. Kjo prurje ishte 80% e përfunduar nga vetë artisti i ndjerë ndërkohë që ata të cilët e kanë çuar deri në fund janë miqtë e tij.

Një tjetër projekt muzikor i këtij albumi është edhe kënga “SOS” që ka dalë në të gjitha platformat muzikore vetëm pak javë më parë.