Aktualitet

Tragjike/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.  Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.  Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.