Sport

Trajneri Xavi jep sinjale largimi nga Barcelona…

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk ka përjashtuar një largim të tij nga klubi katalunas në fund të sezonit 2023/24. Kupa e Mbretit ishte një nga objektivat kryesore të Barçës këtë sezon, por Blaugranët e kanë hedhur në erë këtë shans pasi u mundën nga Athletic Bilbao. Barça u mund në vazhdime me rezultat 4-2 nga një skuadër këmbëngulëse e Bilbaos, e cila thjesht refuzoi të dorëzohej. Blaugranët tani do të fokusohen në mbylljen e diferencës në La Liga, ku janë pas Gironas dhe Real Madridit me shtatë dhe tetë pikë respektivisht. Sa për Xavin, e ardhmja e tij mund të vendoset shpejt nëse Barça vazhdon të pengohet gjatë sezonit. Xavi pas eliminimit të Barçës nga Copa Del Rey u shpreh duke thënë:

Nëse në fund të sezonit nuk jemi në një nivel konkurrues, do të më duhet të largohem. E di se ku jam, është një klub i mirë. Këtu në Barça ju duhet të fitoni tituj ose do të jeni në rrezik.Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarë të rinj të mirë.

Rikujtojmë se Barcelona do të detyrohet t’i shesë disa lojtarë në verë, në mënyrë që të ketë përforcime të mëdha. Klubi katalanas vazhdon të ketë vështirësi financiare, andaj nuk është në gjendje të përballojë transferime pa liruar vende. Sipas gazetës Sport, disa njerëz brenda bordit të Barcelonës duan të shesin Jules Kounde këtë verë. Shitja e francezi pritet të vjen pasi vlera e tij është në rënie dhe shfaqja e 17-vjeçarit, Pau Cubarsi, i ka bindur drejtuesit. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se vlera e Koundes është në 60 milionë euro dhe ka disa skuadra nga La Liga dhe Liga Premier që i duan shërbimet e tij. Kounde thuhet se është informuar për situatën e tij, andaj do t’i duhet të kërkojë një aventurë të re.