Showbiz

Travis apo Tyga kush është babai i fëmijës së Kylie Jenner? Ishi i saj kërkon testin e ADN-së

Duket se momentet e lumtura mbaruan shpejt për Kylie Jenner dhe vogëlushen e saj pasi në mesin e këtij gëzimi ka hyrë Tyga.

Reperi i famshëm pretendon se është babai i Stormy dhe i ka kërkuar 20-vjeçares testin e ADN-së. Kylie dhe Tyga i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në prill të vitit 2017 por miqtë pranë ish çiftit kanë konfirmuar se ata kanë patur marrëdhënie intime deri para 9 muajve.

Nga ana tjetër, Travis Scott po qëndron në heshtje duke shijuar momentet me vajzën e tij të porsalindur dhe është shumë i zënë me rolin e babait për t’u përfshirë në këtë situatë të ngatërruar. Momentalisht ai dhe Kylie po qëndrojnë në heshtje duke mos ju përgjigjur këtyre spekulimeve.