Aktualitet

Tre të plagosur në dy aksidente në Tiranë, mes tyre një 12-vjeçar!

E dehur në timon dhe pa leje drejtimi, një 22-vjeçare u përfshi në një aksident në Tiranë, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së forcave policore. Fillimisht, e reja nuk iu bind urdhrit të uniformave blu për të ndaluar dhe ndërsa vazhdoi të lëvizte, në rrugën “Konferenca e Pezës” humbi kontrollin e makinës e doli jashtë rruge. Për pasojë, ajo dhe pasagjeri i moshës 25-vjeç që udhëtonte me të, morën dëmtime, por janë jashtë rreziku për jetën. Në njoftimin zyrtar thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në njoftimin policor të bluve të kryeqytetit thuhet:

Janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, S.D dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në një tjetër aksident rrugor po në kryeqytet, një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë, pasi një shofer i moshës 64-vjeç hapi derën e makinës duke e përplasur dhe më pas u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar më vonë. I mituri u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

64-vjeçari, me inicialet A.XH.,  teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përplasur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja. Fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi u arrestua.