Celebrities Gossip Showbiz

Trëndafila për Morena Tarakun, por nga kush vallë?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Dihet që Morena e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj, vetëm pak më parë bukuroshja ka habitur me postimin e fundit, ku ka postuar disa tufa me trëndafila të kuq dhe arusha dhe të gjithë janë shumë kurioz se kush mund tja ketë dhuruar.

Ditën e sotme Morena ka habitur me një nga postimet e fundit në Instastory, teksa duket në një ambjent spitali, duke marrë një serum në krahun e saj. Mesa duket bukuroshja nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore, por gjithashtu shfaqet e pamposhtur. Me një tjetër foto të postuar në Instastory, Morena shprehet shumë optimiste dhe gati të rimarrë fuqinë e saj.