Aktualitet

Tritol lokalit në pronesi të një efektivi në Shkodër!

Një sasi tritoli iu vendos një lokali në Shkodër, sot në orët e para të ditës. Ngjarja u shënua në 02:30 të mëngjesit, në fshatin Grudë e Re. Lokali ishte në pronësi të efektivit të policisë, Ndrek Rrasa, 46-vjeç.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket autori, i maskuar me paruke dhe i veshur si grua, i cili i ka vënë flakën edhe një furgoni të parkuar aty pranë. Automjeti u dogj plotësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ndrek Rrasa, efektiv i policisë së Shkodrës pranë sektorit të patrullës deklaroi se nuk ka konflikt me persona të tjerë. Por, nuk përjashton mundësinë që arsyeja e vënies së tritolit në lokal mund të jetë për shkak të detyrës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.