Botë e Çuditshme Health & Beauty

Trupi juaj çdo 10 vjet pëson ndryshime, jeni kurioz të dini çfarë?!

Trupat tanë ndryshojnë çdo ditë. Mirëpo ne i vëmë re vetëm pas disa vitesh apo edhe dekada më vonë. Shpesh ndihemi më të rinj nga sa jemi dhe çdo gjë duket perfekte, por këto ndryshime janë duke ndodhur edhe pse nuk i vëmë re. Këtë herë duam t’ju informojmë rreth këtyre ndryshime që trupi pëson çdo 10 vjet:

1-Nga mosha 20-30

Kjo është periudha në të cilën ne ndihemi të fortë dhe me energji, por në këtë moshë kockat ndalojnë së zhvilluari, sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet dhe dhëmbët e pjekurisë shfaqen.

2-Nga mosha 30-40

Shumë njerëz në këtë moshë shpesh shfaqen si më të rinj në aparencë. Në këtë moshë muskujt fillojnë te dobësohen, shtohet dhjami në to ndërsa sasia e kolagjenit dhe elastinës bie.

3-Nga mosha 40-50

Shumë shkencëtarë besojnë se trupi i njeriut arrin pjekurinë në moshën 38-vjeçare dhe më pas fillon plakja. Në këtë moshë bie numri i qelizave nervore, në trup akumulohet dhjam, shikimi dobësohet, kockat bëhen më të buta si dhe sasia e hormonit estrogjen tek femrat bie.

4-Nga mosha 50-60

Në këtë moshë aparenca pëson ndryshim të dukshëm. Qelizat e trurit fillojnë te dëmtohen, rritet rreziku i problemeve të gastritit dhe memoria përkeqësohet.

5-Nga mosha 60-70

Nervat dhe receptorët nuk funksionojnë siç duhet në këtë periudhë. Zëri fillon të ndryshojë, funksioni i zemrës fillon të bjeri, si dhe kockat dobësohen prandaj dhe gjatësia e njerëzve në këtë moshë shkurtohet pak.

6-Nga mosha 70 e lart

Ky grup njerëzish konsiderohen te moshuar dhe ndodh zvogëlimi i masës muskulare, i sasisë së dhjamit në trup, i shpejtësisë së rigjenerimit, si dhe një përkeqësim i memories afat shkurtër.

Plakja është një proces gradual i metabolizmit të lëkurës që fillon në moshën 25 dhe zhvillohet ngadalë me kalimin e kohës. Njerëzit vërejnë ndryshime në strukturën dhe ngjyrën e lëkurës ndërsa rrudhat fillojnë të shfaqen.

Lëkura bëhet më e hollë dhe e thatë dhe për rrjedhojë bëhet më pak rezistente ndaj dëmtimeve. Faktorët që favorizojnë formimin e rrudhave janë dielli, dieta e dobët dhe shprehitë e fytyrës.

Rikujtojmë, se është një keqkuptim i zakonshëm që rutinat koreane të kujdesit të lëkurës përfshijnë 20+ shtresa zbutësish, serumesh, locionesh dhe kremrash por nuk është plotësisht e vërtetë.

Sigurisht, ka më shumë hapa sesa ‘pastrimi, tonifikimi dhe ‘lagështimi’ tipik, por secili hap konsiderohet dhe i shërben një qëllimi, qoftë kjo për të rritur lagështinë apo për të shtuar shkëlqimin.