Celebrities Gossip Showbiz

Tuna ka nisur xhirimet për videoklipin e këngës?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Mirëpo, pritja mbaroi dhe do të kemi mundësi të shohim rikthimin e Tunës edhe në muzikë pasi këtë na e zbuloi vetë para disa ditësh ku ndau me ne një video nga studio muzikore.

E duket se kënga është gati dhe bukuroshja po na paralajmëron se kanë nisur xhirimet e videoklipit, pasi ka ndarë me ne disa Instastory ku ndodhet te make-up artisti i saj Arbër Bytyqi dhe parukieri Kaci Lleshi. Krahas ka shkruar:

Në proces pune 

Ne jemi gjithë sy e veshë për të pritur rikthimin e Tunës!

Kur të gjithë mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të vitit të kaluar. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

Mirëpo, duket se ribashkimi mes dyshes ka zgjatur shumë pak pasi burime për Panorama kanë treguar se ata nuk janë më bashkë. Këtë gjë e përforcon dhe fakti se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Në një kohë ku rrjetet sociale janë kaq të rëndësishme është lehtë e kuptueshme se si janë marrëdhëniet mes njerëzve, e duket se mes Patrisit dhe Tunës rrugët janë ndarë sërish dhe nuk dihet nëse do të ketë më një rikthim.

Edhe pse dyshen do ta lidhë gjithmonë dy fëmijët e tyre, Tian dhe Zen.