Aktualitet Celebrities Showbiz

“Erjola po luan fort!“ / Belinda Dragoti tregon nëse do të jetë pjesë e BBV 3: “Tunduese…“

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. E ftuar në emisionin ‘Ndryshe‘ në Top Albania Radio ishte modelja dhe influencerja Belinda Dragoti, tashmë së fundmi edhe pjesë e emisionit ‘Rrethi Katror‘!  Sigurisht që në këto kohë kur Big Brother Vip ka mbërthyer shqiptarët përpara ekranit, nuk mund të mungonin edhe pyetjet rreth këtij emisioni. E pyetur nëse ajo mund të ishte pjesë e këtij formati, Belinda u shpreh:

Duke parë suksesin e formatit, është tunduese por në reality show gjërat mund të dalin jashtë kontrollit prandaj jam skeptike. Do ta konsideroja por jo në këto momente!

Ti ke pasur disa shoqe brenda asaj shtëpie, Dea doli ndërsa Erjola vazhdon të jetë pjesë e Big Brother Vip, si e ke parë lojën e tyre?

Të dyja kanë qëndruar brenda profileve të veta, Dea mesa di unë është bërë pak pishman që nuk dha maksimumin e saj por në fund fare tregoi veten e vet dhe nuk doli jashtë kornizave. Ndërsa Erjola ka luajtur shumë më fort edhe ka patur ato uljet e ngritjet e veta. Ka pasur disa momente që është shumë shpërthyese, ka pasur disa momente që argumenton mirë, shoh një feedback goxha të mirë te njerëzit dhe është duke bërë lojë, bravo!

Mendon që e fiton një femër apo një mashkull këtë vit?

Bukur do ishte që ta fitonte një femër.