Bota

Turqia ende në flakë, 13 vatra jashtë kontrolli!

Nga toka dhe ajri, në Turqinë Perëndimore vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 13 zjarreve që ende janë jashtë kontrollit.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli:

Ka shpërthime të reja zjarresh në katër qytete në rajonin e Egjeut dhe një në të Detit të Zi. Nga data 28 korrik, vendi ka luftuar me zjarret, mes temperaturave të larta, 222 të tilla në 47 qytete dhe provinca.

Zjarret vazhduan të ndizen veçanërisht përgjatë qyteteve bregdetare të Muglas e Aydinit. Gjatë natës, zjarret u përhapën në Koycegiz dhe Milas, ndërsa tre lagje u urdhëruan të evakuohen.

Zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll disa nga zjarret në Antalia, Marmaris e Bodrum, destinacione të njohura turistike. Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë dhe 100 mijë hektarë pyje e ara janë shkrumbuar sipas vlerësimeve paraprake.