Bota

Turqia nuk gjen paqe! Disa të vdekur dhe të tjerë të zhdukur, juglindja goditet nga përmbytje të mëdha!

Turqia duket se nuk po gjen qetësi së fundmi pasi, pas tërmeteve të rënda u “godit” edhe nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që i morën jetën 13 personave në provincat juglindore të Turqisë.

Përmbytjet ndodhën pikërisht në zonat që u përfshinë nga tërmeti muajin e kaluar.

Dy qytetarë gjetën vdekjen në qytetin Tut në provincën juglindore Adıyaman, ku ujërat e rrëmbyeshëm “fshinë” një shtëpi kontejnerë ku jetonin një grup të mbijetuarish nga tërmeti, ndërsa përmbytjet në provincën fqinje Shanlıurfa vranë katër të tjerë, tha guvernatori Salih Ayhan për transmetuesin privat HaberTürk.

Më vonë gjatë ditës, numri i personave që humbën jetën në Şanliurfa është rritur në 11.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, duke ekzaminuar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Adiyaman, tha: “Katër qytetarë u përfshinë në ujërat e përmbytjeve; njëri prej tyre është një fëmijë 1.5 vjeç. Fatkeqësisht një person ka ndërruar jetë”.