Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

U deshën 6 ulëse për ta akomoduar, gruaja më e gjatë në botë realizon udhëtimin e saj të parë me avion!

25-vjeçarja nga Turqia, Rumeysa Gelgi, e cila mban rekordin si gruaja më e gjatë në botë, ka bërë udhëtimin e parë me aeroplan në jetën e saj, nga Turqia në SHBA, ku do të qëndrojë gjashtë muaj. Rumeysa Gelgi është 2.15 metra e gjatë. Ajo fluturoi për 13 orë nga Stambolli në San Francisko. Për shkak të gjatësisë së saj trupore, linjës ajrore iu desh të shtrijë gjashtë ulëse për ta akomoduar.

Gelgi, zakonisht lëviz me karrocë invalidësh, pasi vuan nga sindroma Weaver, që shkakton rritjen e shpejtë të trupit. Gelgi është e angazhuar në industrinë e teknologjisë së softuerit. Ajo ka thënë se në SHBA do të qëndorjë për të paktën gjashtë muaj, në kuadër të zhvillimit të karrierës dhe do të bashkëpunojë me përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Guinness. Gelgi mban rekordin botëror që prej vitit 2014, kur u regjistrua si adoleshenjta më e gjatë në botë dhe në vitin 2021 u vlerësua gruaja më e gjatë.