Aktualitet Politikë

U miratua dje në Kuvend, të hënën mblidhet Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi!

Një ditë pas miratimit në Kuvend të ngritjes së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar edhe mbledhjen e parë.

Me anë të një njoftimi, Vokshi bën të ditur se mbledhja e parë do të zhvillohet të hënën më 25 mars në orën 11:00.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin ‘Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, mbledhja e parë e ‘Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit’, thuhet ne njoftimin e Albana Vokshit.

Parlamenti miratoi përfundimisht ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Kujtojmë që, me 95 vota pro dhe 1 abstenim është miratuar ngritja e komisionit hetimor dhe përbërjen e tij për koncensionet në shëndetësi dhe me 96 vota pro dhe 1 abstenim për komisionin hetimor për sistemin TIMS.

Sipas informacioneve, votimi është sabotuar nga dy socialistë. Për komisionin hetimor në kontratat koncensionare në shëndetësi ka abstenuar Erion Braçe, ndërsa abstenimi për komisionin hetimor për sistemin TIMS ka ardhur nga Petro Koçi.

Ngritja e dy komisioneve hetimore, Sterlizimi dhe trajtimi i të Dhënave të Sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.