Celebrities Gossip Showbiz

U përlot për herë të parë para botës, ja momenti emocionues i Kate Middleton!

Ditët e fundit, Princesha Kate Middleton ka marrë gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

E dashuruar me tenisin dhe institucionin e Wimbledon-it, bashkëshortja e Princit William ka ndjekur ndeshjet dhe është kapur në momente dhe reagime të ndryshme.

Në njërën prej fotove, fansat e saj e panë në një moment spontan ku ajo u përlot. Më konkretisht, kur atletja Ons Jabeur humbi në finalen e femrave dhe shpërtheu në lot, Princesha Kate u prek.

Paparaci e kapi atë duke fshirë sytë dhe foto bëri xhiron e internetit. Kate është një prej personave gjakblu që tregon fytyrën e saj njerëzore, pa frikë nga asgjë .