Celebrities Gossip Showbiz

U puth në buzë me shoqen e ngushtë, Kylie Jenner zbulon si qëndron e vërteta!

Mjaftoi një puthje në buzë me shoqen e saj të ngushtë që në rrjet të qarkullonin lajme se Kylie Jenner është lezbike. Lidhur me këtë ka folur për herë të parë vetë modelja e njohur.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “The Kardashians”, ku sqaruar njëherë e mirë se si qëndron e vërteta. Milionerja u shpreh se nuk është në një lidhje dhe se nuk ka asnjë pëlqim për shoqen e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou. Ajo shtoi se kishin pirë alkool dhe po argëtoheshin së bashku dhe në ato momente iu ka pëlqyer që të shkëmbenin puthje me njëra-tjetrën.

A nuk është kaq qesharake që të gjithë mendojnë se ne po takohemi këto ditë? Kur ia kalojmë mirë së bashku dhe pimë pak alkool dhe na pëlqen që të puthemi me njëra-tjetrën?

Pse njerëzit mendojnë se është kaq e çuditshme, të puthemi së bashku, sikur jemi të fiksuar pas njëri-tjetrit? Të gjitha komentet e mia ishin: ‘Ne e dimë që ju po bëni seks’

Kylie u shpreh më pas se nëse do të ishte lezbike do të tregonte, ndërsa shtoi se ajo dhe Anastasia janë shoqe me njëra-tjetrën që në moshën 12 ose 13-vjeçare.

Ne nuk jemi lezbike. Do të doja të ishim. Unë dhe Anastasia jemi shoqe të ngushta që në moshën 12 ose 13-vjeçare. Ajo është padyshim mikja ime më e vjetër. Ne jemi rritur bashkë, kemi kaluar kaq shumë së bashku dhe ajo është si një motër për mua”, u shpreh ylli televiziv duke i mohuar kështu zërat se vajzat janë në një lidhje së bashku.