Sport

U zëvendësua pasi këndoi himnin, portieri maroken shpjegon arsyet

Çudia më e madhe e këtij Botërori ishte padyshim ajo e portierit maroken Bono, i cili zbriti në fushë si titullar, këndoi edhe himnin, por u zëvendësua vetëm pak sekonda para startit të ndeshjes.

Pas ndeshjes ishte vetë portieri i Sevillas, që zbuloi shkakun e zëvendësimit të befasishëm, teksa tha se nuk arriti të ndjekë takimin, pasi shkoi menjëherë në spital, për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

“Isha në dyshim dhe mjekët bënë gjithçka që të qëndroja në fushë. Mora disa ilaçe para ndeshjes, por gjatë himnit kisha marrje mendsh dhe kërkova zëvendësimin. Mendova se ishte më mirë të mos e nisja takimin, sesa të digjja një zëvendësim. Ndeshjen nuk e pashë, pasi shkova menjëherë në spital, por jam shumë i lumtur me fitoren dhe do të festoj me shokët e mi”, deklaroi portieri maroken.

Pasó Mondial

Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00