Gossip Showbiz

U zgjodh “Gruaja e Vitit”, Cardi B bën për “ujë të ftohtë” kritikët

Reperja e njohur amerikane, Cardi B është zgjedhur nga “Billboard” si “Gruaja e Vitit”. Por shumë fansa janë treguar skeptik në lidhje me këtë. Por, artistja e cila njihet për karakterin gjaknxehtë dhe për veprimet kontroverse, nuk ka përtuar që t’ju japë një përgjigje të gjithë atyre që flasin kundër saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një video të saj, ku shihet e veshur me një robdishan dhe një shami në kokë, për të shpjeguar përse e meritonte titullin nga Billboard. “Për të gjithë ju qaramanët që thoni ‘Çfarë?’ Ajo ka bërë vetëm një këngë’. Po, kam bërë një këngë. Dhe ju e dini shumë mirë që ajo ishte e vetmja që shiti më shumë dhe që ishte më e dëgjuara. Ishte ajo këngë që i bëri edhe gjyshet tuaja të kërcenin në TikTok”, -ka thënë Cardi B duke iu referuar këngës “WAP”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion.

Ajo më pas shpjegoi se aktivizimi i saj në politikë ishte qershia mbi tortë e këtij viti për të. “Kam përdorur paratë e mia për t’u takuar me kandidatët si Bernie Sandersa. Kam fluturuar e lodhur pas koncerteve. Po, kjo jam unë. Unë përfaqësoj Amerikën. Okay! Dhe unë doja një ndryshim dhe kjo është ajo çfarë unë bëra”, është shprehur reperja. Më pas ajo ka falenderuar të gjithë fansat e saj të vërtetë që e kanë mbështetur, kur gjithë bota i ka dalë kundër.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë Cardi B dhe partneri i saj, Offset u përfolën në media për ndarjen e bujshme të tyre, por mesa duket dyshja është kthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.