Showbiz

U2 mund Coldplay si grupi me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018

Një tjetër listë të ardhurash dhe renditjesh publikohet nga revista prestigjose “Forbes”. Këtë herë në artikull shkruhej se grupi i famshëm i muzikës rrok, U2 mbajnë vendin e parë sa i përket të ardhurave të grumbulluara përgjatë gjithë vitit 2018.

4 rrokerët irlandezë siguruan rreth 216 milionë dollarë falë turneut të tyre muzikor “Joshua Tree” në të njejtën periudhë gjatë së cilës festuan edhe 30 vjetorin e albumit të tyre legjendar që mbart të njejtin emër.

Kjo arritje vjen falë mbështetjes së vazhdueshme të 2.7 milionë fansave të tyre në mbarë botën. Coldplay renditen në vendin e dytë me 115 milionë dollarë fitime për turneun e tyre “A Head Full of Dreams”.