Celebrities Showbiz

Ylli i U2, Bono, zbulon se ka një vëlla për të cilin nuk e dinte se ekzistonte!

Këngëtari i grupit U2, Bono Vox, ka treguar së fundmi se ka një vëlla tjetër, për të cilin nuk e dinte se ekzistonte për vite të tëra. Duke folur në emisionin ‘Desert Island Discs’ të ‘BBC’-së, Bono tha se për herë të parë mësoi për të në vitin 2000, duke e përshkruar atë si një vëlla që ai “adhuron dhe e do”.

Unë kam një vëlla tjetër, të cilin e dua dhe e adhuroj, të cilin nuk e dija se e kisha.

Ylli i grupit irlandez ka thënë se mësoi për gjysmëvëllanë e tij në vitin 2000 dhe asokohe kishte biseduar me babanë e tij në lidhje me të. Bono i tha prezantueses se nëna e tij, Iris, e cila ndërroi jetë në vitin 1974, nuk e dinte që burri i saj kishte një fëmijë me një grua tjetër.

E pyeta babain a e donte nënën time dhe ai tha ‘po’ dhe e pyeta se si mund të ndodhte kjo dhe ai tha, ‘mundet’ dhe se po përpiqej ta rregullonte, duke u përpjekur të bënte gjënë e duhur. Ai nuk po kërkonte falje, ai thjesht po thoshte se këto janë faktet… Unë jam në paqe me të.

Bono zbuloi gjithashtu se marrëdhënia e tij me të atin u tensionua pasi nëna e tij vdiq kur ai ishte vetëm 14 vjeç. Këngëtari i U2 pranoi se ai ishte pjesërisht fajtor për prishjen e marrëdhënieve me babanë e tij dhe tha se kërkoi falje menjëherë pasi Bob vdiq gjatë një vizite në një kishë në Paris në 2001.

Nuk ishte askush atje, ndeza një qiri dhe u gjunjëzova dhe thashë: “Shiko, më vjen keq që nuk isha aty për ty, ke kaluar shumë dhe të lutem më fal” dhe unë u ndjeva i lirë.

Ylli irlandez i rock-ut, Bono dhe kitaristi “The Edge” kanë mbajtur një koncert surprizë së fundmi në metro në qendër të Kiev-it. Këngëtari i U2 vlerësoi luftën e vendit për liri dhe shprehu gjithashtu lutjen e tij për paqe. Nga një platformë stacioni, ikona 61-vjeçare e rock-ut këndoi klasikët “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or without you”. Këngëtari i referohej këtu edhe konflikteve të kaluara në Irlandë dhe problemeve me një fqinj më të fuqishëm.