Bota Botë e Çuditshme

Ua kishte ngrënë qeni, çifti nga Pensilvania arrin të shpëtojë paratë!

Një çift nga Pensilvania, SHBA, kanë mbetur të tronditur kur kanë parë qenin e tyre Cecil duke ngrënë 4,000 dollarët me të cilët ata planifikonin të paguanin kopshtarët. Megjithatë, çifti nuk u dorëzua. Ata filluan të përdornin kreativitetin e tyre për të shpëtuar sa më shumë para që mundeshin, nga paratë që qeni kishte hedhur në tokë. Fotografitë e postuara, tregojnë përpjekjet e tyre për të ngjitur paratë e mbetura.

Ata kanë arritur të shpëtojnë 3,550 dollarë nga 4,000 që ishin. Fatmirësisht, banka e njoftoi çiftin se për aq kohë sa shihej numri serial, ata do t’i kthenin atyre paratë e dëmtuara. “Nuk kam menduar kurrë se do të pastroja para, por me sa duket ka një herë të parë për çdo gjë”,-tha zonja Law, duke i dhënë ngjarjes një anë tjetër humori.