Sport

Ukrainë-Maqedoni e Veriut, gol shqiptari Alioski por Ukraina fiton!

Ukraina ka mundur me rezultatin 2-1 Maqedoninë e Veriut në sfidën e dytë të Grupit C duke marrë kështu 3 pikët e para në grup.

Ukrainasit ishin shumë të etur pas humbjes ndaj Holandës, duke dominuar kundërshtarin në pjesën e parë. Jarmolenko dhe Jaremçuk shënuan dy herë brenda 5 minutave, duke mbyllur gjithçka shumë shpejt. Maqedonia ju përgjigj me Pandev, por goli i kapitenit u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më me ritëm, teksa maqedonasit reaguan mjaft mirë duke ngushtuar rezultatin në minutën e 57-të. Protagonist u bë mbrojtësi shqiptar, Ezgjan Alioski i cili humbi një 11-metërsh, por nuk gaboi në goditjen  e dytë duke shënuar golin e parë të sfidës për maqedonasit. Vlen për tu përmendur dhe penalltia e humbur nga ylli i Ukrainës, Malinovski i cili gaboi para Dimistrevskit në minutën e 83.

Maqedonia renditet e fundit në grup pas dy humbjeve në 2 ndeshjet e para, ndërsa Ukraina merr 3 pikët e para dhe i bën presion Holandës dhe Austrisë në renditje.