Aktualitet

Ulen rastet, 5 viktima në 24 orë!

Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

516 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, nga 2,761 testime të kryera gjithsej.

198 persona kanë rezultuar të infektuar në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë. Pesë qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetën, pas infektimit me koronavirus, një 48-vjeçar nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 7,718 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.