Aktualitet

Ulen rastet me COVID, por viktimat janë 21 në 24 orë; Tirana më e papërgjegjshmja

21 viktima dhe 780 raste pozitive! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë nga koronavirusi. Vihet re një ulje e numrit të të prekurve ditorë, po mbetet e lartë shifra e vdekjeve. Në 24 orë janë negativizuar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73 mijë e 610 që nga fillimi i epidemisë.

Në përditësimin e saj Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18 mijë e 247 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga infeksioni i rëndë.

Ekspertët thonë se zbatimi i protokollit të sigurisë së pandemisë është kyç për kufizimin e infeksionit Sars Cov2.