Aktualitet

Ulje e lehtë e rasteve, sërish 4 humbje jete në 24 orë!

Edhe kjo ditë e shtunë ka shënuar sërish rritje të rasteve me COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve aktive në vend në 12,585.

4 të prekur nga COVID kanë ndërruar jetë tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.

Nga 5257 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 869 qytetarë.

Tiranë kryeson me 292 raste, ndërsa pasohet nga Durrësi me 68, 58 janë në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.