Celebrities Film & Tv Showbiz

Uma Thurman dhe Samuel L. Jackson ribashkohen për projektin e ri filmik, “The Kill Room”!

Uma Thurman dhe Samuel L. Jackson i janë bashkuar kastit të “The Kill Room”, një thriller “i errët komik” për një vrasës me pagesë, i cili aksidentalisht bëhet një sensacion i botës së artit. Dyshja kanë luajtur më parë në “Pulp Fiction” (megjithëse nuk u shfaqën në asnjë skenë së bashku) dhe “Kill Bill: Volume 2”, të dy filma me regji nga Quentin Tarantino.

Nicol Paone do të jetë regjisorja e “The Kill Room” nga një skenar origjinal i Jonathan Jacobson. Filmi pritet të shfaqet së shpejti dhe do të xhirohet në New Jersey dhe New York. Përmbledhja e “The Kill Room” paraprakisht thotë se:

Historia ndjek një vrasës me pagesë, shefin e tij (Jackson), një tregtare arti (Thurman) dhe një skemë pastrimi parash që e kthen aksidentalisht vrasësin në një sensacion ‘avangard’ brenda natës, që e detyron atë të luajë botën e artit kundër botës së krimit.

Roli kryesor ende nuk është vendosur. “The Kill Room” do të prodhohet nga Jordan Yale Levine, Jordan Beckerman dhe Jon Keeyes përmes studios të tyre “Yale Productions”. Producentët lëshuan deklaratën e mëposhtme:

Kombinimi i Uma dhe Sam për këtë projekt është një ëndërr e realizuar. Ne jemi të sigurt që Nicol do të sjellë një film të veçantë dhe një film që do të vendosë ekuilibrin e përsosur midis humorit të errët dhe emocioneve që do t’ju mbajnë të gozhduar.

Regjisorja Nicol Paone vlerësoi gjithashtu skenarin e “The Kill Room” dhe shprehu entuziazmin e saj për punën me megayjet e Hollywood-it, Uma Thurman dhe Samuel L. Jackson.

Të bësh “The Kill Room”, një skenar tashmë i jashtëzakonshëm, me Uma Thurman dhe Samuel L. Jackson është përtej ëndrrave të mia më të çmendura. Çdo moment që ata janë në ekran, ata janë të dy të lakmueshëm dhe tërheqës. Unë jam përjetësisht mirënjohëse për të dy ata që thanë po dhe unë jam e emocionuar për ta sjellë këtë projekt në jetë së bashku me Anne Clements dhe Yale Productions.

“The Kill Room” nuk ka ende një datë publikimi, por pritet të fillojë prodhimin së shpejti dhe mund të dalë në ekran në vitin 2023. Uma Thurman dhe Samuel L. Jackson do të bashkëpunojnë pas dy dekadash dhe me sa duket, fansat do të kenë shpresa të mëdha për “The Kill Room”. Shpresojmë që ata do të ndajnë më shumë skena së bashku sesa në “Kill Bill”.