Celebrities Gossip Showbiz

“Unë të shoh natën, je erotik…”, Meri habit me deklaratat e saj për Bardhin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Meri  është një ndër banoret më të spikatura për batutat, sjelljen dhe mimikat e saj. Së fundmi në një bisedim me Bardhin ajo i shprehet se e pëlqen shumë dhe i duket erotik. Meri gjithashtu i ka treguar Bardhit se ai ka një emër që është shumë i veçantë për të dhe në këtë botë fati nuk deshi ti bënte bashkë duke përmendur edhe diferencën në moshë.

Meri: Unë natën të kam parë je “full time” erotik nuk e dija që ju nga Maqedonia e Veriut jeni kështu

Bardhi: Jemi o Meri…

Meri: Unë do ta zgjidhja një si ty…

Bardhi: Eh fati…

Meri: Ky është kompliment more çfarë ke?

Bardhi: Fati pra fati nuk deshi

Meri: Fati nuk na lejoj ndoshta në jetën tjetër se është çështje moshe kjo

Bardhi: A beson në botën tjetër

Meri: Po ne lidhje me ty po, se është çështje moshe se unë ty të dua shumë. Them se duhet të ketë jetë tjetër që të më takoj mua me ty. Ke emrin e një njeriu shume të rëndësishëm për mua. E di qe ti nuk ma var po nuk ka problem

Në shtëpi ka disa flirte mes banorëve, por ende nuk është zyrtarizuar asnjë çift. Mes tyre janë edhe Heidi me Romeon, të cilët po afrohen akoma dhe më shumë bashkë. Pas përqafimeve të shumta, ditën e djeshme ata duke qëndruar  shumë afër me njëri-tjetrin dhe puthjet, prekjet dhe përqafimet kanë qenë më ‘të nxehta’ se më parë. Teksa Heidi ka qenë e ulur në prehërin e Romeos, ai i kërkojnë të bëjnë ‘puthjen e fluturës’ gjë të cilën Heidi nuk e pranon.