Health & Beauty Lifestyle

Ushtrimet ‘këmbadoras’, sekreti më i ri për një trup siç e keni ëndërruar!

Ushtrimi këmbadoras vendos në punë pjesën më të madhe të muskujve të trupit si dhe synon të ndryshojë regjimin e deritanishëm fizik të mbajtur nga njerëzit. Sipas raporteve të nxjerra nga Balance Festival, një organizatë e fokusuar në fitnes, ushtrimi këmbadoras është efektiv sepse përdor të gjithë peshën trupore.

Për këtë arsye, nuk nevojitet asnjë pajisje tjetër për të përformuar në maksimumin e fuqisë. “Është më interesant dhe përfshirës. Deri tani kemi vënë re një interesim masiv dhe rritje të popullaritetit”,-tha Ashley Hunt, përfaqësuese e Balance Festival. Ndërkaq, ekspertët e Harvardit kanë konfirmuar se të duhen ushtrimet me pesha për të arritur stërvitjen optimale dhe për të pasur shëndet të përgjithshëm më të mirë.

“Kjo stërvitje jo vetëm është efektive, por eliminon edhe një pjesë të mirë të justifikimeve për ta shmangur stërvitjen”,-theksohet në studimin e publikuar në revistën “Physiology and Behavior”. Sipas tyre, mjafton ta lëvizësh trupin në mënyrën e duhur dhe nuk të duhen as pajisje dhe asgjë tjetër.

Ndërkohë që muskujt tonifikohen, do të nxisësh mirëqenien e përgjithshme, përfshirë edhe atë mendore. Kërkimi u bë duke marrë në vëzhgim një grup me disa gra, të cilat u ndoqën për më shumë se 10 javë. Rezultatet e përmbledhura nga Harvardi treguan se pas 10 javësh stërvitje u panë rezultate shumë të dukshme sidomos në pjesën e barkut dhe belit, lirshmëri në lëvizje, fuqi trupore e rritur dhe përmirësim të trupit në fleksibilitet.