Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Snoop Dog alarmon ndjekësit e saj në Instagram!

Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg shpërtheu në lot kur mjekët i thanë se kishte pësuar një infarkt të rëndë në moshën 24-vjeçare. Broadus publikoi një foto në Instastory ku shihej në një shtrat spitali dhe shkroi këto fjalë:

Kam pasur një goditje të rëndë këtë mëngjes. Fillova të qaj kur më thanë. Unë jam vetëm 24-vjeçe. Çfarë kam bërë në të kaluarën time për të merituar gjithë këtë?

Muzikanti dhe sipërmarrësi Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka gjithashtu dy djem, Corde dhe Cordell, me gruan e tij Shante. Ndërkaq, Snoop Dogg vazhdon të mbetet në qëndër të vëmendjes dhe të prodhojë lajme me intervistat dhe daljet e tij publike. Reperi zbuloi se ka refuzuar një marrëveshje fitimprurëse me OnlyFans pasi nuk donte të zemëronte gruan e tij. Snoop i tregoi aktorit Slink Johnson në shfaqjen Instagram Live “Wake & Bake me Double S Express” se e kishin konsideruar atë një kandidat të mirë pasi të tjerët arritën sukses në platformë.