Bota Health & Beauty

Vaksinat për qentë janë të pasigurta dhe të padobishme, këtë besojnë pronarët e katërputroshave!

Lëvizja kundër vaksinimit, e cila është rritur gjatë pandemisë COVID-19, duket se përfshin pronarët e qenve, duke rritur rrezikun e sëmundjes për kafshët shtëpiake, sipas një studimi të ri. Studimi nxorri në pah se 37% e pronarëve besojnë se vaksinat nuk janë të sigurta për qentë, 22% i konsiderojnë ato joefektive dhe 30% të padobishme.

Në total, 53% e pronarëve të qenve kishin një nga këto tre pikëpamje, sipas sondazhit që u krye në partneritet me kompaninë kërkimore dhe analizuese të të dhënave YouGov. Vaksina e tërbimit për qentë është një nga vaksinat e pakta të kërkuara nga shumë shtete amerikane. Megjithatë, veterinerët po përpiqen të bindin pronarët e qenve që të vaksinojnë kafshët e tyre edhe për sëmundje të tjera.

Në Kaliforni, veterinerët rekomandojnë vaksina kundër parvovirusit dhe hepatitit. Një raport i UNICEF-it në prill zbuloi se njerëzit në mbarë botën kanë humbur besimin në vaksinat rutinë të fëmijërisë kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si fruthi dhe poliomieliti gjatë pandemisë COVID. Rikujtojmë, se 16 mijë e 498 kafshë shtëpiake janë braktisur nga pronarët e tyre në Francë gjatë katër muajve. Në një deklaratë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve (SPA), theksohet se 16.498 kafshë shtëpiake janë lënë në rrugë gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht, që konsiderohen si periudha e verës.