Lifestyle

Katërputroshët tuaj e dinë se cilat fjalë qëndrojnë për objekte të caktuara, kjo zbulohet nga skanimi i trurit të tyre!

Skanimet e trurit zbulojnë se qentë në përgjithësi e dinë se disa fjalë qëndrojnë për objekte të caktuara, raportuan studiuesit në revistën Current Biology. “Fjalët ‘aktivizojnë kujtesën e një objekti kur dëgjon emrin e tij’“,-tha në një njoftim për shtyp studiuesja Marianna Boros nga Universiteti Eötvös Loránd në Budapest, Hungari. Për studimin, studiuesit lidhën 18 qenusha me një EEG, për të parë se sa thellë shkon kuptimi i gjuhës nga secili qen.

Pronarët e qenve thonin fjalë për lodrat që qentë e tyre i njihnin dhe më pas u prezantonin atyre objekte, ndonjëherë lodrën që përputhet, ndonjëherë një objekt tjetër. Rezultatet e regjistrimit të trurit treguan se modelet ndryshonin kur qenve iu ofrua një objekt që përputhej kundrejt një objekti që nuk përputhej, në mënyra të ngjashme me atë që shihet te njerëzit. Kjo është dëshmi e fortë se ata i kuptojnë fjalët, thanë studiuesit.

Ndërkaq, zgjimi i qenve nga gjumi mund të shkaktojë probleme serioze. Ndoshta dikur keni menduar se qentë dremisin dhe flenë shumë, por siç shpjegohet nga Catherine Georges, një eksperte për mirëqenien e kafshëve, ata kanë nevojë për shumë gjumë, sepse i ndihmon të rivendosin imunitetin e tyre dhe të riparojnë qelizat e dëmtuara në trup.

Mesatarisht, qentë shpenzojnë rreth gjysmën e ditës duke fjetur dhe vetëm 20% të ditës janë aktivë. Këto shifra ndryshojnë kur bëhet fjalë për këlyshët, qentë e moshuar dhe racat e mëdha. Qentë kanë cikle të ngjashme gjumi si njerëzit, kështu që ata gjithashtu hyjnë në fazën REM, e cila konsiderohet cikli më i thellë i gjumit dhe është gjithashtu faza në të cilën ata ëndërrojnë.