Bota

Ky vend ndalon mbajtjen e katërputroshëve me zinxhir!

Në Toskanë nuk mund të ketë më qenë të lidhur me zinxhirë. Këshilli i Qarkut ka miratuar përfundimisht rregulloren që e ndalon, pas Po-së së parë dhjetorin e kaluar dhe më pas kalimit të saj në komisionin përkatës të Këshillit të Qarkut, i cili u shpreh pozitivisht. Ndalimi do të jetë i vlefshëm gjatë gjithë vitit. Me këtë akt, rregullorja e vitit 2011 tani është ndryshuar zyrtarisht, e cila ende, megjithëse në mënyrë të jashtëzakonshme parashikonte mundësinë e mbajtjes së qenit të lidhur, për gjashtë orë në ditë me zinxhirë të paktën gjashtë metra të gjatë.

Toskana po zbaton rregulloren e ngjashme të ndjekur tashmë nga Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Umbria, Marche, Lazio, Campania, Abruzzo, Pulia dhe provinca e Trentos. Në Itali nuk ka asnjë ligj kombëtar të zbatueshëm në të gjithë territorin që e ndalon këtë praktikë. Me modifikimin e rregullores, Toskana ndalon mbajtjen e qenve me zinxhir ose me mjete të ngjashme frenimi dhe përcakton saktësisht përjashtimet, pra në rastet e vërtetuara shëndetësore ose për masa urgjente sigurie.

“Është një normë qytetërimi, mbajtja e qenve me zinxhir mund të ketë pasoja të rënda, psikologjike dhe fizike, për zhvillimin e kafshëve”,-tha presidenti i Toskanës, Eugenio Giani. “Ndalimi i kësaj praktike do të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së tyre”,-tha këshilltari për të drejtën e shëndetit, Simone Bezzini. Në Itali ka hyrë së fundmi gjithashtu në fuqi një procedurë sipas së cilës do të bëhet analiza e ADN-së e jashtëqitjeve të qenit për të gjetur dhe ndëshkuar pronarët që nuk pastrojnë pas tyre në rrugë. Procedura e propozuar në vitin 2017 në rajonin e Piemonte, në disa komuna të rajoneve të caktuara italiane, vetëm tani ka hyrë në fuqi.