Aktualitet

Vaksinimet, Shqipëria renditet e para lë pas Kroacinë dhe Serbinë!

Sot u publikua një grafik me të dhënat më të fundit me numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës. Sipas të dhënave të Organizatës e statistikave “Our World in Data”për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime.

Shqipëria la pas  pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23 e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë. Ndërkohë Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.

Fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut janë një pozicion më sipër Kosovës me 0.11 vaksina për 100 banorë. Në rajon Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 0.01. Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.

Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe analistët:

Nuk duhet të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar.