Rajoni

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, ndër prioritetet kryesore të BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, deklaroi se prioritet kryesor është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se është e nevojshme të kthehen në parimet thelbësore të zgjerimit të BE-së.

Varhelyi theksoi se është bërë shumë progres për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por se duhet bërë shumë më tepër, shkruan Euronews Serbia.

“Ne ia dolëm t’i lëvizim gjërat nga bllokimi kur bëhet fjalë për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu kanë treguar një nivel më të lartë të përkushtimit ndaj anëtarësimit duke përshpejtuar reformat dhe ne kemi përshpejtuar arritjen e anëtarësimit për ta.

Me Serbinë kemi hapur një grup prej katër kapitujsh, por sigurisht që nuk duhet të ndalemi me kaq”, theksoi ai.