Aktualitet Politikë

Vazhdon përplasja mes të djathtëve/ “Rithemelimi” i përgjigjet PD-së: Opozita e vërtetë është “Shtëpia e Lirisë”

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur Partisë Demokratike. Selia blu sulmoi sot Sali Berishën, pasi ish-kryeministri prezantoi në Sukth Ardian Mukën si kandidat për Durrësin.

Sipas PD-së, kandidatët e Berishës nuk përfaqësojnë demokratët por Ilir Metën. Ndërkaq, në një reagim, “Rithemelimi” thekson se askush nuk përfaqeson opozitën më shume se kandidatët e “Shtepisë së Lirisë”.

Reagimi i plotë:

Perballe braktisjes nga demokratet dhe disfates se sigurte qe e pret ne 6 Mars, shoqata Brava – Bardhi per llogari te Edi Rames, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive te tjera opozitare.

Akush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!

Kjo eshte dhe arsyeja qe jo vetem demokratet por i gjithe populli opozitar ne vend te kandidateve te zarfit do te zgjedhe kandidatet e votes se lire. Ne vend te pazareve do te zgjedhe perballjen me Edi Ramen dhe ne vend te humbjes do zgjedhe fitoren.

Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar – per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!

Eshte vote per rikthimin e Shpreses dhe FITORES!

Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

PD: Çdo votë për ‘shtëpinë e Ilirit’ është votë për Ramën!

Përmes një postimi në Facebook PD thotë se Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër dhe sipas tyre Sali Berisha dhe kandidatët e tij tashmë janë pjesë e LSI-së.

Reagimi i plotë:

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.  Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër. Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë  tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.  Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD-së.