Tech

Vendi që nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët!

Një kompani e skanimit të armëve e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al) është tërhequr nga pretendimet se teknologjia e saj është testuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Evolv Technology prodhon skanerë inteligjent të projektuar për të zëvendësuar detektorët metalik që identifikojnë njerëzit me armë, thika, ose bomba të fshehura. Por, kompania është kritikuar për mbivlerësimin e asaj që teknologjia e skanerëve me Al mund të japë.

Më 20 shkurt të vitit 2024, kompania në një deklaratë për media tha se Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (NPSA) ishte një nga testuesit e skanerit që kishte arritur në përfundimin se Evolv ishte efektiv në zbulimin e armëve të zjarrit dhe shumë llojeve të tjera. Mesa duket, NPSA nuk e ka realizuar këtë lloj testimi. Pas diskutimit me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë britanike, kompania tha se një kompani e pavarur ka testuar dhe vërtetuar teknologjinë e Evolv duke përdorur standardet e NPSA-së. Kjo deklaratë nuk u prit mirë as nga kompania që e realizoi testimin, Metrix NDT, e cila tha se nuk është korrekte të thuhet se e kanë vlerësuar sistemin.

Kur u pyet drejtori menaxhuesi i Metrix NDT, Nick Fox, nëse e kishin gjetur efektiv në zbulimin e armëve skanerin, ai tha se nuk është në kompetencat te tyre të japin ndonjë gjykim vlerësues mbi rezultatet. Evolv më parë ka deklaruar se teknologjia e saj zbulon edhe armë të fshehura. Mirëpo, pas një testimi nga një strukturë amerikane, u konfirmua se Evolv nuk mund të detektojë vazhdimisht thika dhe lloje të caktuara bombash apo armësh të tjera.

Ndërkaq, një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta. Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë. “Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”,-thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.