Fashion Health & Beauty

Vera nuk ka mbaruar ende, guxo me trendet më të reja të thonjve!

Ndër gjërat e para që vihen re në pamjen e femrës janë thonjë e saj. Të kesh thonj të kuruar e të bukur të ndihmon që edhe në syrin e personave të krijosh një tjetër përshtypje të mirë. Thonjtë nënkuptojnë delikatesën dhe kujdesin ndaj vetes. Ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek vajzat. Nëse gjithmonë gjendeni në dilemë tek estetistja në lidhje me se si t’i bëni thonjtë këtë herë, ne ju sugjerojmë t’iu hidhni një sy trendeve më cool dhe kreative për këtë sezon.

1. Motivi i dallgëzimit

Motivi i dallgëzimit tek thonjë kohët e fundit është kthyer në një trend. Por ajo çfarë ka rëndësi është përdorimi i ngjyrave te cilat duhet të përshtaten me kohën. Preferohen më së shumti ngjyrat e hapura siç mund të jenë nuancat e të gjelbrës, blusë, rozës.

2. Duart Flasin

Vendosja e emoji-ve në thonjtë tuaj do të ishte shumë cool. Një smile face tek thonjtë tuaj do të transmetonte një tjetër ndjesi sepse jo gjithmonë ne arrijmë ta shprehim gjendjen tonë emocionale menjëherë. Por tek thonjë kjo do të ishte një ide fantastike. Krijojnë atë idenë se thonjtë po shprehen.

3. Mania e logove

Vendosja e logove të brandeve të mëdha të veshjeve apo të tjera është një ide tjetër shumë interesante. Idetë për vendosjen e tyre janë të pafundme por këtë verë shikohet më shumë përdorimi i tyre tek nuancat e nude. Logot mund të jenë te vizatuara, sticer ose në modelin 3D.

 4. Flutura

Fluturat janë kthyer në idenë më të pëlqyer për vajzat. Por këtë verë ato gjejnë një përdorim mjaft të gjerë. Një insekt mjaft magjik dhe shumë i bukur teksa pasqyrohet tek thonjë dhe merr një tjetër shkëlqim.

5. Frutat

Duke qenë se jemi në stinën e verës dhe frutat e ketij sezoni janë përveçse shumë të shijshëm, edhe mjaft të bukur. Ja disa ide se si mund t’i krijoni në thonjtë tuaj frutat të cilat do të ngjanin jashtëzakonisht shumë bukur.

6. Retë në thonj

Pavarësisht se retë ishin një trend i thonjve gjatë periudhës së dimrit ato na japin edhe një tjetër ndjesi këtë verë. Vizatimi i tyre tek thonjtë është një ide mjaft kreative. Përdorimi i ngjyrave të hapura siç janë bojëqielli apo e bardha sjellin më shumë ndjesinë e verës.

7. Double french

French-i ka qenë dhe do të mbetet një nga trendet i cili nuk ka dalë kurrë nga moda por vitet e fundit janë trendet e reja të cilat kanë filluar të pëlqehen mjaft nga të gjithë. Double french është një trend mjaft i bukur i cili jep një impakt të dyfishtë tek thonjtë tuaj.

8. Pak Neon

Ngjyrat e neonit gjithmonë në stinën e verës janë përdorur gjerësisht sidomos në periudhën e plazhit. Por këtë herë dizajnet e reja tregojnë se kanë pësuar një ndryshim të vogël. Neoni këtë verë është preferuar të përdoret më pak tek thonjtë, për të krijuar një model të veçantë pse jo.

9. Efekti pasqyrë

Efekti pasqyrë është një ndër idetë më të bukura për thonjtë. Ky efekt mund të përdoret gjerësisht pasi dhe nuancat e tij janë të pafundme. Në dukje mund të jetë një dizajn i thjeshtë por që tek thonjtë ky efekt ngjan shumë bukur.

10. Dizajnet e luleve

Vizatimin i luleve është gjithashtu një ide shumë e bukur dhe mjaft e këndshme këtë verë. Lulet të cilat preferohen më shumë janë: Daisy, Lily. Vizatimet e tyre janë kthyer në motive të cilat kohët e fundit kanë filluar të pëlqehen shumë.