Showbiz

Vështirësitë e turneut muzikor, Charlie Puth: “Desh humba jetën 2 herë”

Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtari i famshëm Charlie Puth ka rrëfyer mbi vështirësitë e shumta me të cilat është ndeshur gjatë turneut të tij të parë muzikor.

Ai tregoi se gjatë udhëtimeve 1-vjeçare në turne ka qenë sëmurë gjatë pjesës më të madhe të tij pasi nuk dinte si të kujdesej për veten. “Desh humba jetën 2 herë pasi vetëm sëmuresha, nuk e dija që një turne mund të ishte kaq i lodhshëm” ,-tha 27-vjeçari.

Ylli i hitit “Attention”, shtoi se ka mësuar shumë nga eskperienca e turneut të tij të parë muzikor dhe gabimet që thuajse i kushtuan jetën nuk do të përsëriten më kurrë. Le të themi që Charlie është rritur shumë profesionalisht dhe turnetë e ardhshëm do të jenë më spektakolare dhe pa probleme shëndetësore.

Charlie Puth u bë i njohur në vitin 2016 pasi Ellen DeGeneres zbuloi talentin e tij nga koverat që publikonte në YouTube. Kur u ftua për herë të parë në emisionin “The Ellen Show”, Puth i’u ofrua një kontratë muzikore që e bëri atë kaq të famshëm sa është sot.