Bota

Video/ Rusët bombardojnë spitalin e fëmijëve në Mariupol, dëmet kolosale!

Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë në qytetin port të Mariupolit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e qytetit, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Në deklaratë, thuhet se forcat ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve dhe dëmi është kolosal.
Këshilli shtoi se nuk e di ende numrin e saktë të viktimave, por kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, tha në një video në Facebook se të plagosurit në sulm po evakuohen në spitalin më të afërt.

Kujtojmë se Ukraina dhe Rusia kanë vendosur një armëpushim 12 orë, për të lejuar civilët të largohen nga vendi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë verifikuar 474 vdekje të civilëve dhe 861 persona të plagosur në Ukrainë, por shifra besohet se është më e lartë.

Ukraina ka thënë se ka vrarë më shumë se 11,000 trupa ruse. Rusia ka konfirmuar rreth 500 humbje. Asnjëra palë nuk ka përmendur viktimat ukrainase

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2.1 milionë njerëz i kanë ikur luftës në Ukrainë. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Poloni. Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufij