Aktualitet

Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje kriminale jashtë vendit, pranga 23 vjeçarit në Tiranë!

Grabiste targa të automjeteve në Tiranë, pranga një të riu nga Pogradeci. Blutë e kryeqytetit arrestuan një 23-vjeçar, i cili u kap duke vjedhur targat e një makine te Misto Mame, ku disa orë më herët sërish kishte kryer të njëjtin veprim. Po ashtu veproi edhe në zonat e Yzberishtit e të Kombinatit duke grabitur 11 targa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë e do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale. Më parë, 23-vjeçari ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete, të cilat i riu i përdorte për të kryer vjedhjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Një 23-vjeçar nga Pogradeci u arrestua pasi është kapur duke vjedhur targat e automjeteve në qytetin e Tiranës.

I riu nga Pogradeci J.L, u kap duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”. Zbulohet se një ditë më parë ai ka vjedhur edhe targat e 11 automjeteve të tjera, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

23-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.